HomeSport

“FIFA The Best”/ Përcaktohen finalistët, garë e zjarrtë për të gjitha çmimet

Pak ditë më parë në hedhjen e shortit të UEFA Champions League, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e tyre edhe pse çmimin si lojtar më i mirë e mori Van Dijk. E njëjta gjë, pritet të ndodhë edhemë 23 shtator kur FIFA do të shpall lojtarin më të mirë të vitit. Në garë për këtë çmim janë sërish: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil Van-Dijk.

Më emocionuese duket gara për trajnerin më të mirë, ku në garë janë Jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Maurizio Pochettino. Për çmimin “FIFA The Best”, janë në garë dy finalistët e Champions League dhe Guardiola që vjen si fitues i Premier League.

Nuk ndryshon shumë as tabloja për portierin më të mirë ku sërish në finale janë Alisson i Liverpool, Ter Stegen i Barcelonës dhe Ederson i Man.City.

Në këtë ceremoni do të jepet edhe trofeu i golit më të bukur të vitit. Për çmim “Puskas” në garë janë Leo Messi, Quintero dhe Daniel Zsori.


TË NGJASHME