HomeSport

“FIFA The Best”/ Zbardhen votimet, ja për kë votuan Messi e Ronaldo

Lionel Messi është padyshim një prej futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit. Mbrëmjen e djeshme kjo u përforcua edhe më shumë, sepse në “La Scala” në Milano, Messi i shtoi koleksionit të tij edhe një tjetër trofe personal. Për “FIFA The Best”, Messi mposhti konkurrencën e Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo. Edhe pse ishte një vit ku një pjesë e madhe e botës së sportit nuk e shihnin si favorit, të gjithë u ngritën në këmbë për të duartrokitur yllin argjentinas të Barcelonës.

“Dua të falënderoj të gjithë ata të cilët votuan për mua. E vërteta është se çmimet individuale për mua janë në plan të dytë, e rëndësishme janë çmimet me skuadrën. Mgjth më duhet ta pranoj se unike të shoh djalin tim këtu, është fantastike të ndaj më të këtë lumturi”, u shpreh Messi. “Pleshti”, u tregua kavalier i vërtetë edhe në votimet ku nuk harroi të japi pikë edhe për ‘rivalin’ më të madh të tij portugezin Cristiano Ronaldo. Votat e Messit ishin: 5 pikë për Sadio Mane, 3 pikë për Cristiano Ronaldo dhe 1 pikë për Frenkie de Jong. Nga ana tjetër, Ronaldo i cili nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, kishte votuar në mënyrë të tillë: 5 pikë për Matthijs de Ligt, 3 pikë për Frankie de Jong dhe 1 pikë për Kylian Mbappe.


TË NGJASHME