HomeShowbiz

“Fifi, mirë se erdhe në shtëpinë tonë”, flet motra e Granitit të “Big Brother Vip”

Me hyrjen në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Granit Cana tërhoqi vëmendjen e publikut, aq më tepër pas afrimitetit me këngëtaren e njohur Fifi.

Përmes një lidhje skyp, moderatorja Genta Cana, motra e Granitit tregoi sesi e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.

“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh si fillim ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier. E pyetur sesi e sheh marrëdhëien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.

“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha duke qeshur ajo, ndërsa më tej theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre.


TË NGJASHME