HomeLifestyle

Fifi sqaron momentet intime me Florin në videon provokuese

Më në fund Fifi ka sqaruar se çfarë fshihet pas videos provokuese , ku shfaqej duke interpretuar me Flori Mumajesin.

Duke parë ketë video mund të mendoje se mes Florit dhe Fifit kishte më tepër sesa miqësi.

Fifi ka folur njëherë e mirë mbrëmë në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në “Klan Kosova” ne lidhje me videon, për ju që doni të dini sesi qëndron e vërteta.

As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu. Këngëtarja është shprehur se videoja ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”.

“Në fakt ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.

 


TË NGJASHME