HomeLajme

Fifi surprizon me përgjigjen e saj ndaj “lopë” dhe “e trashë”

Megjithëse shumë e talentuar Fifi mesa duket ka hasur vështirësi në shmangien e komenteve negative mbi peshën e saj. Njerëzit kanë gjithmonë diçka për të shtuar, sidomos kur flasim për jetën private të personave publikë.

Sipas Fifit, ky bullizëm nisi kur ajo u bë pjesë e kësaj jete dhe s’është mbyllur ende. Mbrëmë kantautorja vendosi ti surprizojë fansat me përgjigjen e saj në një postim në instagram dhe i gjithë sekreti qëndron tek një fjalë e vetme. “Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizimit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, shkruan ajo duke kënduar këngën “Beautiful” të Flori Mumajesit.

Në fund Fifi thekson “ndihem” dhe kjo ka rëndësi. Bukuria është e brendshme, dhe të shëmtuar janë vetëm ata që nuk e shohin. Ç’rëndësi ka mendimi i tyre në fund të fundit? Ajo që është e sigurt, është që Fifi nuk ua ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e komentojnë, por mbase ka ndihmuar sadopak disa të tjerë në vendin e saj.


TË NGJASHME