HomeShowbiz

Fifi tallet keq me kolegët e saj dhe ironizon fenomenin problematik

Fifi është me plot gojë një nga artistet më të mira shqiptare, pasi jo vetëm këndon dhe ka një zë fantastik, por edhe shkruan tekste këngësh. Aventura në Big Brother Vip duket që i ka dhënë Fifit një shtyrje më të madhe në karrierë dhe këto kohë ajo ka qenë shumë aktive me koncerte e projekte të reja.

Postimet e Fifit në rrjetet sociale tërheqin gjithmonë vëmendje dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as me postimin e fundit, ku artistja ironizon kolegët për blerjet e klikimeve.

Vetëm këtë muaj shumë artistë shqiptarë kanë bashkuar forcat për të sjellë hitet e verës dhe disa nga duetet kanë kaluar 1 milion klikime në më pak se 24 orë.

Fifi ka postuar një foto të këngës së Drake duke u tallur me kolegët e saj, teksa shkruan:
“Drake bir më fal që s’je këndej nga ne se i kishe pasur 28 milionë deri tash.”

Para pak ditësh Fifi publikoi bashkëpunimin e saj me Tunën nën titullin “Meleqe” dhe deri tani kënga ka kapur 1.3 M views në Youtube.


TË NGJASHME