HomeModa

Fiksimi i ri i Instagram-it

Të mëdha, transparente dhe që bien në sy me kilometra larg? 2018-ta dominohej nga mikro syzet, por duket se këtë vit gjërat kanë ndryshuar. I mbani mend syzet që vendosnin gjyshërit dikur?!

Pikërisht këto janë fiksimi i ri i Instagram-it. Vijnë në ngjyra dhe forma të ndryshme, por çfarë i bashkon është madhësia…

Mbulojnë pjesën më të madhe të fytyrës, por jo sytë!

Kombinojini me varëse të mëdha dhe flokë të drejtë!

Përpos këtij modeli, çfarë duket që s’do të dalë kurrë nga moda janë syzet cat eye.

Kështu që nëse keni gjetur paqe me to, mund të mbani edhe për disa vite të tjera!


TË NGJASHME