HomeLajme

Filmat e momentit që duhet të shihni në Netflix

Keni ngecur mes filmave që keni parë gjatë pandemisë? Ne ju tregojmë se cilat janë filmat më të mirë të 2020-ës që ia vlen të shikoni, të cilat sugjerohen dhe nga kritikët e artit.

-The two popes (2019)

Filmi që tregon bashkëjeteësn mes papavë dhe peripecive që duhet të kalojnë duke jetuar sipas rregullave të vendosura është një zgjedhje shumë e mirë për tu parë. Filmi është nominuar për dy Oscars.

-Always be my maybe (2019)

E titulluar nga emri i këngës së Mariah Carey, filmi i Netflix meriton që ti jepet vëmendje e duhur nga ana juaj. Filmi ka në fokus dy shokë fëmijërie të cilët janë ribashkuar pas 16 vitesh shoqëri.

-The Irishman (2019)

Filmi që bën bashkë për herë të nëntë regjizorin Martin Scorsese me Robert De Niro.
3 orë e 30 minuta film, kështu që do t’ju duhet shumë kokoshka.

-Marriage Story

Filmi që flet për një marrëdhënie që prishet dhe të gjitha emocionet që vijnë pas saj. Scarlett Johansson dhe Adam Driver luajnë çiftin që vendosin të divorcohen në këtë kryevepër nga shkrimtari / regjisori Noah Baumbach.

-Roma

Fituesi i tre çmimeve Oskar, filmi gjysëm autobiografik i regjisorit Alfonso Cuaron flet për një shërbëtore që punon për një familje të klasës së mesme në qytetin e Meksikës në vitet 1970. I klasifikuar si një nga filmat më të mirë të vitit 2018 – dhe i duartrokitur nga kritikët globalisht – ai gjithashtu është nominuar për dy Dy Golden Globes.

-Extraction (2020)

Filmi aksionit i publikuar së fundmi në Netflix ka një kast aktorësh shumë të njohur. Aktori Chris Hemsworth luan rolin e mercenarit të tregut të zi Tyler Rake, i cili dërgohet në Bangladesh për të shpëtuar djalin e rrëmbyer të një bossi droge.


TË NGJASHME