HomeLajme

Filmat më romantike të të gjitha kohërave

Romanca është një zhaner filmi që shikohet të paktën një herë nga të gjithë ne. Na bëjnë të qajmë, të qeshim dhe të dashurohemi më shumë me personazhet. Kjo është pikërisht arsyeja përse filmat romantik pëlqehen kaq shumë.

Në një mënyrë apo tjetrën, secili nga ne gjen veten e tij aty. Edhe pse secili nga ne ka nga një film të preferuar, ne po ju listojmë ato më të njohurit.

Gone with The wind (1939)

Gjithkush do t’ju thoshte se kjo është historia tipike e pashpërblyer e një vajze të bukur nga jugu dhe një mashtruesi donzhuan. Në fakt është një çështje midis Scarlet dhe shtëpisë së saj mjaft të këndshme.

The African Queen (1951)

Drejtuar nga i madhi John Huston, filmi përmban humor, aksion dhe dy nga personalitetet më të njohur në kinematografinë amerikane. Bogie dhe Heppie janë tepër të ndryshëm. Heppie luan rolin e një misionareje të pamartuar gjatë marshimit nga Gjermania. Bogie është një kapiten i thinjur dhe i alkoolizuar. Të dy ata bëjnë shumë dredhi, ndërkohë që zbulojnë se si dashuria kalon shumë probleme të kohës.

Casablanca (1942)

Rick dhe Ilsa do ta kenë përherë Parisin, ndërsa ne do të kemi përherë këtë film si kujtim. Ish të dashuruarit takohen dhe fluturat në stomak shfaqen sërish. Por ndodh një luftim i vogël, i njohur si Lufta e Dytë Botërore, dhe sinqerisht problemet e tyre duken të pavlera në krahasim me problemet e luftës. Në fund, Bergman largohet me burrin e saj hero, ndërsa Bogie qëndron me shoqen e tij më të mirë.

Shakespeare In Love (1998)

“Romeo, Romeo, pse je ti Romeo?” Në këtë romancë komike dhe të mprehtë, Shakespeare (Joseph Fiennes) po përdor librat e Dickensit për t’u motivuar që të përfundojë veprën e tij “Romeo dhe Zhulieta”. Më pas ai takon një grua tërheqëse që i jep atij gjithë frymëzimin e nevojshëm për të përfunduar tragjedinë.

Bridget Jones’s Diary (2001)

Një femër shumë e lëvizur dhe e prirur për të bërë aksidente vendos të ndryshojë në moshën 32 vjeçare, duke marrë në dorë kontrollin e jetës së saj. Në këtë nismë, nisi të mbante një ditar. Gjatë jetës, ajo njihet dhe bie në dashuri me Hugh Grant dhe Colin Firth. Për fatin e saj të keq, të dy meshkujt e urrejnë njëri-tjetrin.

Bonnie and Clyde (1967)

Dikë e njeh mirë, kur shkon të vjedhësh dhe të qëllosh me armë me të. Dhe pas çdo banke të grabitur dhe gjykatësi të përzënë, dashuria e tyre rritet. Sigurisht, është shumë më e thjeshtë të biesh në dashuri me atë që pëlqen dhe duket si Warren Beatty dhe Faye Dunaway.

The Notebook (2004)

I bazuar në një novelë nga Nicholas Sparks, filmi tregon historinë e një personi të moshuar, gruaja e të cilit vuan nga Alzhaimeri. Garner kthehet çdo ditë në shtëpinë e pushimit për t’i lexuar asaj një kapitull nga ditari. Historia e tyre është ajo e dy të rinjve në vitet ’40, por që prindërit e saj të pasur nuk e pranojnë.

Four weddings and a Funeral (1994)

Charles (Hugh Grant) është i pafat në dashuri dhe kjo gjë ndodh, deri kur ai takon bukuroshen amerikane Carrie (Andie MacDowell) në një dasmë. Jetët e tyre kryqëzohen në katër dasma dhe një funeral dhe ai nis të besojë, se ndoshta nuk është aq i pafat në dashuri sa mendonte.

The Apartment (1960)

Ky film ka çdo gjë që del në të kundërt të faktit që ai është një romancë në vetvete. Në këmbim të ngritjes në detyrë, Jack Lemmon, i jep hua apartamentin e tij shefit të kompanisë së vajit (Fred McMurray), për arsyen se ai po kalon nëpër një problem jashtëmartesor me heroinën Shirley McClain. Sigurisht që në fund heroi dhe heroina përfundojnë bashkë.


TË NGJASHME