HomeLifestyle

Filmat që duhet të shikoni ndërkohë që qëndroni në shtëpi

Në një situatë të tillë, masa më “e sigurt” që mund dhe duhet të marrim është qëndrimi në shtëpi. Gjatë këtyre ditëve, përveçse mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh, kemi mundësinë që të shfrytëzojmë kohën dhe të shohim disa filma interesantë që ndoshta mund të mos i kemi parë deri tani.

Më poshtë mund të gjeni 10 trailera të filmave që ne ju sugjerojmë:

10. Marriage Story
Kjo është një histori e dhimbshme e një martese që po shkon drejt ndarjes dhe e një familjeje që qëndron bashkë.

9. Apollo 11
Një vështrim i misionit të Apollo 11 gjatë uljes në hënë nën drejtimin e Neil Armstrong me pilotët Buzz Aldrin dhe Michael Collins.

8. Uncut Gems
Me borxhet që po i shtohen dhe me njerëzit që i kërkojnë paratë e tyre, një folës i shpejtë dhe argjendar nga New York rrezikon gjithçka me shpresën për të qëndruar gjallë.

7. Midsommar
Një çift udhëton për në Suedi për të vizituar një fshat të famshëm për festivalet e verës. Ajo që filloi si një festë e bukur shpejt do të kthehet në një konkurs të dhunshëm dhe të frikshëm në duart e një kulti pagan.

6. Chernobyl
Në prill të vitit 1986 një shpërthim i centralit bërthamor në Republikën Socialiste Sovjetike bëhet katastrofa më e madhe e shkaktuar nga njerëzit.

5. Portrait of a Lady on Fire
Në një ishull të izoluar në Britani në fund të shekullit XVIII, një artiste duhet të pikturojë një portret dasme të një vajze të re.

4. Once Upon a Time… in Hollywood
Një aktor të cilit i është venitur fama, bashkë me partnerin e tij të filmave përpiqen të arrijnë sukses në industrinë e filmave gjatë viteve të arta të Hollywood në vitin 1969 në Los Angeles

3. The Irishman
Një vrasës me pagesë tashmë i plakur rikujton kohët kur ishte pjesë e bandave mafioze gjatë viteve 1950-1970

2. 1917
6 prill 1917. Një njësi luftimi është mbledhur dhe po bëhet gati që të futet thellë në territorin armik për të sulmuar. Dy ushtarë caktohen që të garojnë me kohën për të dërguar një mesazh që do ndalojë 1600 burra të futen në një kurth vdekjeprurës.

1.Parasite
Një familje e varfër, me anë të mashtrimeve arrijnë që të bëhen shërbëtorë në një familje të pasur. Por jeta e tyre e thjeshtë bëhet e koplikuar kur mashtrimi i tyre rrezikon të dali i ekspozuar.




TATANI


TË NGJASHME