HomeShowbiz

Filmi “Delegacioni” merr dy çmime në Festivalin e Varshavës

Filmi “Delegacioni”, bashkëprodhuar nga Shqipëria, Franca, Greqia dhe Kosova u nderua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të 34-të Varshavës, regjisori Bujar Alimani kthehet triumfues në Shqipëri.

“Është më shumë se e mrekullueshme. E para, të marrësh pjesë në një festival të tillë të kategorisë A dhe e dyta të marrësh Çmimin e Madh të festivalit. Besoj që është një festë jo vetëm për mua, por për të gjithë kinemanë shqiptare, sepse përmendet gjithmonë Albania, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Bujar Alimani, regjisor .

Triumfi i kësaj premiere u shpërblye edhe me një tjetër çmim.

 “Morëm edhe çmimin “Ecumenical”, që është një çmim që e jep në thelb Federata Katolike e Varshavës, e suportuar nga Vatikani, i cili është një çmim që jepet për marrëdhëniet njerëzore, për humanizmin etj”, tha Alimani.

“Delegacioni” është një temë rreth diktaturës dhe rezistencës së individit ndaj saj. Një delegacion i huaj që vjen në Shqipëri për të parë sa po respektohen të drejtat e njeriut dhe kryetari i tij është pikërisht shoku i ngushtë i personazhit kryesor, Leos, një i  burgosur politik. Fati i tij do të marrë tjetër rrjedhë pas këtij fakti.

Me një kastë të njohur aktorësh si Viktor Zhusti, Ndrizim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha, Rovena Lule etj, Delegacioni mori jetë fillimisht nga skenari i Artan Minarollit, por që ndarja nga jeta nuk e la ta shihte të përfunduar projektin e tij.


TË NGJASHME