HomeSociale

“Filmoni çdokënd që shihni pa maskë”/ Zv. ministrja e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Reagoni edhe ju sepse nuk po ia dalim dot

Në një dalje të sotshmen për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se masat anti-Covid nuk do të ndryshojnë, mirëpo ekspertja Mira Rakacolli u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë menjëherë kur shohin njerëz pa maskë, duke i pyetur se ku e kanë maskën dhe duke i postuar me video përmes reagimit publik.

Rakacolli tha:

“Kjo nuk është një gjë që siç e kemi sqaruar vetëm në dorë të kontrollit. Mos zbatimi i masave nuk lidhet vetëm me kontrollin që bëhet, sepse bëhet kontrolli dhe vazhdon përsëri e njëjta gjë. Kjo varet nga ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe duhet që të gjithë, ne dhe ju, kur shohim shkelje masash unë do këshilloja një reagim publik me video që “pse nuk po zbatohen masat?!”. Na thonë që kur hipin në autobus nuk zbatohen masat por kush është ai që reagon duke thënë “Ku e ke maskën ti që ke ardhur në autobus me mua?!”

Pra që masat të funskionojnë duhet që të kemi një kulturë të përgjithshme të të gjithë komunitetit, sepse kjo nuk arrihet vetëm nga kontrollet që ushtron Ministria e Shëndetesësisë dhe e Mbrotjes Sociale.”


TË NGJASHME