HomePolitikë

Finalizimi i operacionit italo- shqiptar, ja mesazhi nga Soreca dhe Yuri Kim

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kanë përgëzuar operacionin e përbashkët Itali- Shqipëri ku u godit një grup kriminal që operonte prej 5 vitesh.

Soreca thotë se lufta kundër krimit ët organizuar është prioritet kryesor jo vetëm për BE-në, por edhe për Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësimin në BE.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Operacion brilant kundër trafikut ndërkombëtar të drogës i kryer nga prokuroria dhe forcat e policisë së Italisë,  SPAK dhe Policia e Shtetit, me mbështetjen e EUROJUST.

Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për #EU dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit të Flamurit të Bashkimit Evropian.

Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar përmes një statusi në “Twitter”, ku ka uruar SPAK për punën e kryer dhe inkurajon atë të vijojë punën për më shumë rezultate të mira.

“Urime SPAK për dënimin e krimit të organizuar dhe narkotikës dhe përfshirjen në cështjen e anti-mafias italiane. Vijoni me punën e mirë dhe të jepni më shumë rezultate në interes të popullit shqiptar” shkruan ambasadorja Kim.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME