HomeLajme

Finalizohet operacioni “Bashkëpunimi”, pranga 3 durrsakëve

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor “Bashkëpunimi”, ku u sekuestruan armë, municion luftarak, drogë, makineri përpunimi të lëndës narkotike, një automjet, targa automjetesh dhe një sasi parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Për këtë janë vënë në pranga shtetasit D. Rr.24 vjeç dhe S.P, 23 vjeç, të dy banues në lagjen nr.13 Plazh – Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit XH.B, 24 vjeç, S.N, 30 vjeç, i dënuar me parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dhe V.M 35 vjeçe.

Postimi i plotë

Durrës

Bashkëpunimi me qytetarët godet dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje

Finalizohet operacioni policor “Bashkëpunimi”

Sekuestrohen armë, municion luftarak, drogë, makineri përpunimi të lëndës narkotike, një automjet, targa automjetesh dhe një sasi parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vihen në pranga tre shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, në kuadër të të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, vunë në pranga shtetasin K. L., banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit ju gjet dhe ju sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak

Operacioni ka vijuar nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Narkotikëve ne Drejtorinë e Vendore te Policisë Durrës, ku falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit në kuadër të procedimit penal të vitit 2020 u godit një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit D. Rr.24 vjeç dhe S.P, 23 vjeç, të dy banues në lagjen nr.13 Plazh – Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit XH.B, 24 vjeç, S.N, 30 vjeç, i dënuar me pare për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dhe V.M 35 vjeçe.

Ne zonën e Plazhit të qytetit Durrës, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit XH.B, gjetën dhe sekuestruan dy grirëse të lëndës narkotike që shërbejnë për përgatitjen e saj në doza dhe një palë targa, si dhe gjatë kontrollit fizik të shtetasit S.P, gjetën dhe sekuestruan 18.5 gramë lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME