HomeLajme

Finalizohet operacioni policor “BLIC”, depo armësh ne shtëpinë e avokatit

Finalizohet operacioni policor i koduar “BLIC”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa janë sekuestruar arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak e jelek antiplumb.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni, nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në këtë kuadër, specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, si dhe kishte krijuar një ambient (bodrum) që dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve, organizuarn dhe finalizuan operacionin policor të koduar “BLIC”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të tij, në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht: 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë. Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë. Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME