HomePolitikë

Finalizohet projekti i Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Një nga asetet më të çmuara është …

Finalizohet sot projekti i Parkut Fotovoltaik të Karavastasë me nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqipare dhe kompanisë franceze Voltalia.

Balluku thotë se ky investim do të sjellë mbi 100 milionë euro në ekonominë shqiptare teksa thotë se procesi që solli deri në finalizim është model që ekspertët e Harvardit do e marrin për objekt studimi.

”Sot jemi për të nënshkruar marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia. Nuk është vetëm proces model, por në një bisedë me ekspertë të Harvardit, do të përdoret si studim, pasi në një vit kaq të vështirë ka sukses. Mes një qeverie ballkani dhe një udhëheqëseje të BE. Mbi 100 milionë euro do injektohen në ekonominë tonë. Por jemi në vitin 2020. Voltalia ka gjetur atraktiv tregon shqiptar, në vitin më të vështirë për botën. Kemi ngritur një process model që do të ndiqet dhe në ankandet e tjera ndërkombëtare. Kemi ecur krah për krah me BERZH. Kemi pasur përkrahjen e tyre.”-tha Balluku.

Sipas Ramës jo vetëm i hapet rrugë një kantieri të madh të energjisë diellore, por edhe hidhet dritë mbi Shqipërinë në Francë, aty ku njihet për gjëra jo të mira por ky proces ishte shembull dhe model.

”Është një ditë e shënuar pushimi në kalendarin e Shqipërisë kjo e sotmja. Përfitoj nga rasti të uroj gëzuar Kurban Bajramin. Me kërkesën për mirëkuptim që ne e kemi thyer këtë ritual pushimi. Por e kemi bërë sepse na është dukur e udhës që të mos u mohojmë miqve francezë për të qenë të pranishëm në nivelin më të lartë të kësaj kompanie. Dhe të bindur që ky është lajm shumë i bukur për ekonominë, dhe për imazhin e vendit tonë pasi me firmosjen e marrëveshjes së sotme, në Shqipëri fillon një emër i madh dhe Voltalia do na ndihmojmë jo vetëm të diversifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin, por edhe të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria njihet pak dhe në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit të cilët ia kanë dëgjuar emrin, përgjithësisht jo për arsyet e duhura apo për ato që ne do të donim. Një nga asetet më të çmuara është që ka një pasuri të jashtëzakonshme në ujë dhe diell. Pikërisht mbi këtë pasuri mund të ngrihet dhe po ngrihet një sektor energjitik i fortë. Falë këtij investimi të parë te dielli. Jo vetëm i bazuar ky sektor tek energjitë e rinovueshme por shton dhe energjinë diellore si potencial i madh që sapo nisim ta shfrytëzojmë. Këtu vlen të kujtohet fjala e Thomas Edison, që do të investoja të energjia diellore, dhe shpresoj përpara mos na mbarojë nafta dhe qymyri.”- tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME