HomeSport

Finalja e Europa League/Futbolli europian nën diktatin anglez

Gjatë Botërorit “Rusi 2018”, tifozët anglezë, kishin një frazë të parapëlqyer që e përdornin në çdo ndeshje. “It’s coming home”, degjohej në çdo ndeshje të zhvilluar nga anglezët. Edhe pse nuk arriti të bëhej realitet në atë kohë, tanimë futbolli anglez, arriti të vendosi diktatin e vet në futbollin europian.

Dy kompeticionet më të rëndësishme për klube në Europë, Champions League dhe Europa League, janë dominuar nga ekipet angleze dhe finalet janë tërësisht angleze.

LiverpoolTottenham do të përballen në finalen e madhe të Champions League, kurse në Europa League, jo vetëm që janë dy ekipe angleze në finale, por finalja është një derbi londinez mes ChelseaArsenal.

Për të siguruar finalen, Arsenal “shtypi” Valencian pasi i fitoi të dyja ndeshjet me një rezultat të përgjithshëm 7-3. Nga ana tjetër, ‘blutë’ e drejtuar nga Sarri, e siguruan finalen vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Eintracht Frakfurt, rezultoi një ekip më ifortë nga sa ishte parashikuar dhe në Londër, gjermanët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por fati nuk ishte me ta në gjuatjet e penalltive.

Rezultati 1-1 në gjermani, u pasua nga një tjetër barazim edhe në Londër, gjë që bëri, që ekipet ti drejtoheshin pikave te bardha të penalltisë, ku londinezët u treguan më të saktë se gjermanët.


TË NGJASHME