HomeSport

Fiorentina “zhyt” Milanin/ Kuqezinjtë zbresin në vendin e 16-të

Milan humbet ndaj Fiorentinës dhe “zhytet” në krizë totale. 4 humbje në 6 ndeshje, është bilanci më i keq i kuqezinjve, që prej Luftës së Dytë Botërore. Në ndeshjen ndaj Fiorentinës, do të duheshin 14 minuta lojë që të zhbllokohej rezultati. Pulgar shënon për 1-0, rezultat që do të mbyllej edhe pjesa e parë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 55-të, Milan do të mbetej me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Musachio.

Kartoni i kuq i thjeshtësoi punë Fiorentinës që arritën të shënojnë edhe 2 herë të tjera me anë të Castovilli në minutën e 66-të dhe Ribery në minutën e 78-të. Për Milan, golin e vetëm e shënoi Leao në minutën e 80-të.

Tashmë ekipi I Milanit prek fundin teksa renditet në vendin e 16-të në renditje me 6 pikë.


TË NGJASHME