HomeSociale

Fitër Bajrami, urojnë zyrtarët kosovarë

Pas tridhjetë ditrësh agjërimi, sot të gjithë besimtarë myslimanë në të gjithë botën festojnë ditën e Fitër Bajramit.

?Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur pritjet e saj për mysafirët.

I pari që e hapi festën e sotme e që erdhi për vizitë në Bashkësinë Islame, ishte kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj u prit nga përfaqësuesusit e BIK-ut, ku u shpreh se detyra e institucioneve të vendit është të ju mundësoj lirinë e besimit dhe zbatimin e saj.

“Kam nderin në emër të Qeverisë të uroj myftiun Tërnava dhe gjithë kolegët e BIK-ut dhe gjithë besimtarët e Kosovës e të gjithë ata që festojnë sot festën e Bajramit. E vërtetë është që gjatë festës së ramazanit kemi pasë raste me qenë bashkë e sot jemi të gëzuar të gjithë së bashku. Detyra e institucioneve tona është më e mundësu lirinë e besimin dhe me e zbatu bashkë këtë liri”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj e ka nisur festën e Fitër Bajramit në një mënyrë të veçantë, duke iu shpërndarë ëmbëlsira Policisë së Kosovës.

BKI-në e ka vizituar edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Edhe njëherë dëshiroj që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’iu uroj Fitër Bajramin. Ishte një muaj i shenjtë i agjërimit,  solidaritetit,  mirëkuptimit,  paqes dhe i afrimit të njerëzve edhe më tepër. Sot jemi këtu që të urojmë Bashkësinë Islame, të urojmë të gjithë njerëzit për agjërimin e tyre, por mbi të gjitha të urojmë Fitër Bajramin”.

Bashkësinë Islame e Kosovës është vizituar sot edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli; nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri; kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj; Arben Vitija nga Vetëvendosje;


Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, urimet nga zyrtarë kosovarë kanë qentë të shumta. Disa prej tyre vinin nga, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli; lideri i Lëvizjes Vetvendosja, Albin Kurti; ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga;


TË NGJASHME