HomeShowbiz

Fitimet për një postim në Instagram, kush ja zë vendin motrave Kardashian-Jenner

Nuk është çudi për ne kur dëgjojme lajme ku shumë të famshem dhe jo vetëm i kanë kthyer rrjetet e tyre sociale në biznes nga ku nxjerrin disa prej fitimeve të tyre, kjo gje sa vjen dhe shtohet.

Mund të ju habisë fakti që në krye të listave për fitimet më të mëdha nuk janë asnjëra nga motrat Kardashian-Jenner por dy nga futbollistet më të famshëm që i njeh gjithë bota.

Flitet pikërisht për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Në krye eshte Ronaldo i cili 12 muajt e fundit ai ka bërë , falë 43 postime me sponsorizime dhe ka fituar 41.7 milionë euro. Dhe ne vendin e dyte Messi i cili po në 12 muaj, ka fituar 25.2 milionë euro, një diferencë e madhe në krahasim me Ronaldon.

Pastaj nuk kishte si te mungonin motrat e famshme Kendall dhe Kylie duke nxjerrë përkatësisht Kendall 21.2 milione euro per 12 muaj ndersa Kylie 16.5 milione.

Lista vazhdon me Kim ne vendin e shtate me 9.4 milione euro per 12 muaj dhe gjithashtu te famshem te tjere ne fusha te tjera si Selena Gomez e cila eshte ne vendin e nente me 6.5 milion euro ne vit.


TË NGJASHME