HomeShowbiz

Fitoi përgjithmonë zemrat e fansave, ja gjesti i Rihanës

Përveç se në muzikë, këngëtarja e famshme amerikane Rihanna debutoi me linjën e saj të parë Fenty në New York, njerëzit nuk i vunë re vetëm dizajnet e saj të rrobave, por edhe manekinët që po i mbanin veshur.

Kukullat që zgjodhi Rihanna për t’i reklamuar veshjet, nuk ishin si ato që jemi mësuar të shikojmë në cdo vitrinë dyqani të dobëta e elegante.

Manekinët e këngëtares kishin variacione në madhësinë e trupit, disa kishin stomak të sheshtë, disa kofsha më të plota e disa më shumë volum te stomaku.

Fansat e Rihanna’s janë ekzaltuar me faktin që këngëtarja, po përpiqet të promovojë edhe forma më të plota trupore, ngase jo të gjitha vajzat mund të jenë të holla e elegante siç pretendojnë kompanitë e modës që prodhojnë veshje.

Image result for rihanna fenty mannequin

TË NGJASHME