HomeLajme

Fitore pas 60 vitesh: Shteti me liderin më të moshuar në botë

Koalicioni i kryesuar nga ish-kryeministri Mahathir Mohamad ka siguruar shumicën në parlament në zgjedhjet e djeshme të përgjithshme në Malajzi.

Komisioni Zgjedhor njoftoi se aleanca Harapan Rakyat (Shpresa e Popullit) e Mahathirit ka arritur të sigurojë 122 ulëse në parlamentin me gjithsej 222 vende.

Ndërkaq, Partia Nacionale e Bashkuar Malaje (UMNO) e kryesuar nga kryeministri aktual Najib Razak ka rënë në 79 vende në parlament, pasi në zgjedhjet e vitit 2013 kishte fituar 133.

“Mendova se do tërhiqesha dhe të kaloja ca vite të qeta, por njerëzit më duan, më kërkojnë të bëj diçka.  Jam i përfshirë, nuk kam zgjedhje tjetër veçse të kandidoj”, thotë 92 vjeçari i pyetur nga gazetari i The Guardian.  Mahathir ka qenë kryeministri i Malajzisë nga viti 1981 deri në vitin 2003. Ai është ende lideri i opozitës. Para pak ditësh doli duke folur në një miting dhe i kërkoi falje turmës që ishin mbledhur për të:  Jam unë përgjegjës se Najib Razak mori pushtetin. Do e korigjoj gabimin, më lini ta provoj. E kam çështje personale/aa.com.tr


TË NGJASHME