HomeSport

Fitorja në “El Clasico”, Real-i rrëmben vendin e parë nga Barcelona

Fitorja e Real Madrid në “El Clasico” ndaj Barcelonës, i jep një pamje tjetër renditjes së La Liga-s. Madrilenët e Zidane, pas fitores së mbrëmshme, gjenden në vendin e parë të renditjes, me 1 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

“El Clasico” ishte e ndarë, ku në pjesën e parë Barcelona mbizotëroi në lojë dhe në rastet e krijuara, mirëpo Griezmann, Arthur e Messi nuk arritën të finalizojnë, falë edhe një super paraqitjeje të Courtois.

Në fraksionin e dytë, madrilenët morën në dorë ndeshjen dhe në minutën e 71-të, talendit Vinicius do të zhbllokonte rezultatin duke shënuar për 1-0. Më pas, do të ishte Mariano Diaz që do të shënonte edhe golin e dytë duke vulosur rezultatin e ndeshjes, 2-0. Në këtë mënyrë, “El Clasico”, mbylli spektaklin për 74 mijë tifozët në stadium, dhe miliona të tjerë në mbarë globin, duke vendosur Real Madrid të parin në hierarkinë e La Liga, dhe Barcelonën të dytën me vetëm 1 pikë më pak.


TË NGJASHME