HomeShowbiz

Fituesi i BBV i paracaktuar, Edi Rama do ia dorëzojë “kupën” në qytetin e lindjes këtij konkurrenti

Burime për Pamfletin mësojnë se produksioni i “Big Brother Vip” e paska paracaktuar fituesin. ‘Top Channel’ ka prenotuar dy helikopterë privatë për më datë 18 Shkurt, natën e finales së BBV.

Por, destinacioni i helikopterëve qenka Vlora. Në qytetin bregdetar është menduar të transportohen dy finalistët e BBV, dhe me një llogari të shpejtë, bëhet fjalë që njëri prej tyre do të jetë Donald Veshaj, i vetmi nga Vlora.

Dhe vendi i përzgjedhur nuk është rastësisht, pasi është menduar që Donaldit t’i jepet kupa pikërisht në qytetin e tij, në Vlorë.

Lajm përbën edhe ai që do ja dorëzojë fitoren e paracaktuar Donaldit në Vlorë, as më shumë e as më pak, por Kryeministri i vendit, Edi Rama, një tjetër njeri që thotë se është shumë i lidhur me Vlorën.


TË NGJASHME