HomePolitikë

Fjala e parë në Kuvend, Murrizi ka një kërkesë për deputetët e rinj

Myslym Murrizi në fjalën e parë që mbajti në Kuvend, u ka kërkuar deputetëve të rinj që vijnë nga lista e PD dhe LSI, që të votojnë reformën zgjedhore dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla foli për Kodin Zgjedhor. Për mua duhet prishur sistemi politik që në prill 2008, largoi të zgjedhurit nga zgjedhjet. Atje jashtë në protestë flasin në emër të popullit. Këtu brenda flasim në emër të popullit. Pse i fshihemi me kaq frikë popullit. Tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Hyjmë në lista si struci dhe rrisim servilizmin, edhe kur jemi në pushtet, jemi në opozitë.

“Ne duam të shkojmë në Europë, populli do të shkojë në Europë dhe politikanët duhet ta bëjnë këtë, ta çojnë Shqipërinë në Europë dhe kjo është thirrja pse ne kemi ardhur në Kuvend”, shtoi ai.


TË NGJASHME