HomeShowbiz

Fjoralba Ponari nis përgatitjet për sezonin e verës, tregon një nga problemet më të mëdha të vajzave

Prej disa muajsh Fjoralba Ponarin jemi mësuar ta shohim nën drejtimin e programit të së dielës në ekranin e ‘Top Channel’ së bashku me Edi Manushin dhe një sërë gazetarësh të tjerë të cilëve u është besuar emisioni. Tashmë ajo është një nga figurat më të ëmbla për publikun, i cili është mësuar ta shohë të moderojë, por dhe të këndojë.

Fjoralba publikon herë pas here momente të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj në ‘Instagram’ dhe së fundmi ka ndarë me të gjithë një moment nga stërvitja e përhershme e moderatores. “Bashkë me plazhin rifillon dhe maratona e pashpresë anti-celulit”, ka shkruar Ponari në foton e shkëputur nga ambientet e palestrës.

Mesa duket bukuroshja ka nisur të përgatitet disa muaj para për sezonin e verës dhe nuk ka nguruar të tregojë dhe një nga problemet më të mëdha të vajzave, atë të celulitit.

Kujtojmë se përveç impenjimeve të saj në televizion, Fjoralba ushtron dhe profesionin e saj të vërtetë, atë të dentistes.


TË NGJASHME