HomeShowbiz

Flaka Krelani: Kam kaluar periudhën më të errët të jetës

Këngëtarja Flaka Krelani është një nga këngëtaret më të famshme e më të dashura të Showbizit. Falë kësaj ajo ka arritur të grumbullojë një numër të madh fansash në Instagram, ku së fundmi ka vendosur të ndajë me ta një rrëfim tepër të sinqertë e personal.

Flaka Krelani shprehet për herë të parë, se ka kaluar një kohë të vështirë fizikisht dhe mendërisht në fund të 2018-s dhe fillim të 2019-s.

Këngëtarja shprehet se vendosi të flasë për këto vështirësi pasi është normale të flasësh për gjërat që na bëjnë keq. Në një postim në Instagram, Flaka ka ndarë me fansat vështirësitë që ka kaluar.

Flaka shprehet se shëndeti është e vetmja gjë që ka rëndësi dhe se probleme të tilla e bëjnë të jetë më e fortë dhe të arrijë çdo gjë që do në jetë. Në postimin e saj, ajo shkruan:

“Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 ka qenë i vështirë për mua fizikisht dhe mendërisht. Arsyeja që po shprehem kaq shumë, është sepse secili prej nesh ka vështirësi të cilat janë normale, zgjënjimet gjithashtu janë normale, si mungesa e motivimit, nuk është fundi i botës apo gjëra të tjera që na bëjnë të ndihemi keq. Do të doja të gjitha të ishin si ilaçe që të mund t’i konsumoja çdo ditë, sepse më ndihmojnë të arrijë gjithçka që dua në jetë. Ajo që jemi, është ajo për të cilën jemi të gatshëm të luftojmë. Kthejeni veten në prioritet dhe mos e ktheni “problemin” në problem, sepse ai nuk ekziston. Shëndeti është e vetmja gjë e rëndësishme në jetë”.

Mbështetja nga fansat ka qenë e pakufishme dhe guximi i saj është përgëzuar nga të gjithë.


TË NGJASHME