HomeSport

Flamurtari në krizë, “pa lojtarë” në ndeshjen kundër Vllaznisë

Flamurtari po kalon sezonin më të dobët në historinë e klubit. Vlonjatët e shohin veten në fundin e renditjes dhe me një sërrë çështjesh për t’u zgjidhur. Problemt me pagat dhe kriza me financat, ka bërë që zyrtarisht nga klubi të largohen 10 lojtarë gjatë periudhës së janarit. I ndodhur në këto kushte dhe me bllokimine federimeve, trajneri Troisi duhet të “shpikë” formacionin.

Kuqezinjtë janë bllokuar nga UEFA për tre periudha merkatoje, duke mos mundur të afrojnë asnjë futbollist pa shlyer detyrimet ndaj ish-futbollistit Cristian Sirgi. Afrimet e fundit në këtë merkato ende nuk janë federuar për këtë shkak, çka ka bërë që nesër ndaj Vllaznisë në Shkodër, trajneri dhe stafi të bazohen te futbollistët e mbetur nga nisja e sezonit por edhe te moshat e ekipit.


TË NGJASHME