HomePolitikë

Flasin analistët: Vjeshta me ndryshime të forta politike, do të sjellë…

Vjeshta do të ketë ndryshime të forta politike që do të sjellin si rrjedhojë edhe zgjedhje të parakohshme. Të këtij mendimi janë dy analistët politikë Mentor Nazarko dhe Alfred Lela.

Në një intervistë për ABC News, Nazarko e konsideron një skenar të pashmangshëm atë të zgjedhjeve të parakohshme për shkak se maxhoranca ka marrë nën kontroll çdo pushtet, ndërkohë që për Lelën zgjidhja do të vije nga presioni ndërkombëtar.

LelaNëse kujtoni që pas 30 qershorit, Palmer tha që duhen hetuar dosjet 339 dhe 184 dhe dy javë pas 30 qershorit kur zt.Palmer kërcënoi opozitarët që të mos krijonin kaos dhe kaosi nuk ndodhi dhe si shpërblim erdhi një “hetim” amerikan në mungesë të hetimit të zonjës Marku me shpalljen person non grata të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

NazarkoBesoj se do të ketë një marrëveshje sepse skenari i dhënies së të gjitha pushteteve mazhorancës është një skenar vetëdëmtues.

Kur vjen fjala për zgjedhje vendore në 13 Tetor, qëndrimet e dy analistëve janë në sinkron kur e quajnë datën e dekretuar nga presidenti një datë të vdekur.

NazarkoNuk ka asnjë mundësi që zgjedhje të tilla të zhvillohen për arsye të ditura. Ka një proces në vazhdim të krijimit të organeve të reja të pushtetit lokal të mbështetura në zgjedhjet e 30 qershorit. Ky proces është i pakthyeshëm siç duket vullneti i shumicës.

Lela13 tetori është një datë e vdekur siç ishte edhe 30 qershori. Nuk është një datë e mundësive për zgjedhje. Ne patëm një palë zgjedhje që ishin votime. Mua do më dukej si një votim i dytë.

Pavarësisht kritikave të forta nga maxhoranca dhe opinioni publik, Nazarko thekson se kreu i shtetit nuk duhet paragjykuar.

Nazarko: Sjellja e sotme është e pazakontë, ku një parti kontrollon pushtetin ekzekutiv por tani kontrollon edhe pushtetin lokal. Zt.Meta dhe opozita thotë se po kontrollon edhe pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë. Ne nuk duhet të paragjykojmë qëndrimet e tij.

Qëndrimet e palëkundura të Bashës për të mos u ulur në tryezë me Edi Ramën për Aldred Lelën duhet të marrin fund, njësoj si ato të kryeministrit se përballen e radhës me opozitën e ka në 2021-shin, për të cilin analisti e sfidon edhe me një bast.

LelaMos ulja me atë që drejton mazhorancën, zt.Rama është një gjë që duhet të ndodhë. Nëse do të duhet të vija një bast me kryeministrin e Shqipërisë unë mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen para datës në kalendarë në vitin 2021.

Nazarko e ka një këshillë të fundit për Ramën.

NazarkoAi duhet të veprojë në dy fronte. E para, revolucion i brendshëm dhe e dyta që të ulet për një marrëveshje të thellë me opozitën.

Teksa politika po shijon ditët e saj të pushimeve, shtatori duket se do të jetë një muaj jo i lehtë për të gjithë, me një opozitë të zhveshur nga çdo pushtet dhe një shumicë të papërgatitur për të drejtuar dhe kontrolluar gjithçka.


TË NGJASHME