HomeLajme

Flet Arjan Ndoja: Nuk mendoja se do arrinin deri këtu

Prokurori Arjan Ndoja ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë veprim në kundërshtim me ligjin dhe se nuk e ka pritur këtë që ka ndodhur.

Në një prononcim të dhënë për A2 CNN nga reparti i Ortopedisë në Durrës ai tha se kurrë nuk ka shpërdoruar detyrën dhe në asnjë rast nuk i ka shërbyer askujt për të përfituar

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, ndryshe do të kisha marrë masa të mbrohem. Çdo gjë kisha pritur, vetëm këtë jo. Kisha menduar që mund të më çonin në prokurori, duke më ngritur akuza, por jo deri tek arma. Unë nuk i trembem askujt. Asgjë nuk kam bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk jam shoqëruar kurrë me kriminelë” tha Ndoja për A2 CNN.

Sa i përket dokumenteve të gjetura në bagazhin e makinës së tij ai është shprehur se ato janë shkresa, dokumente dhe fotokopje të dosjeve për të cilat ai ka ofruar konsulencë ligjore.

“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoja.


TË NGJASHME