HomePolitikë

Flet Basha pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias

Pas takimit me delegacionin e Komisionit te Venecias, kryetari i Partisë Demokratike në komunikim me gazetarët, për të dhënë detaje të reja se çfarë u disktua në takim…

Basha tha e biseda ishte shumë e frytshme.  Dhe se e vetmja zgjidhje përballë një krizë totale është një parlament i dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.

“Vendi është në krizë të thellë, ilustrimi  më i mirë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret për opinionin e Venecias, por forcon kapjen e shtetit, drejtësisë, kushtetueses. Vendi është në kolaps, jeta dhe sigurua është e kërcënuar se shteti sot nuk është i shqiptarëve por i pushtetarëve të lidhur me kriminelët që kanë kapur zgjedhjet, bashkitë parlamentin, gjykatat, gjithçka”- tha Basha.

Ai theksoi se me delegacionin është diskutuar problematikën që është rënduar nga viti në vit që nga kapja e drejtësisë nga një qeveri që mbron e fsheh krimin e vet.

“Rruga e daljes është e qartë, të kemi parlament që është produkt i votës së qytetarëve”- tha Basha.

Në përgjigje të pyetjes së medias, se shumica e ka dhënë tashmë përgjigje e vet për kërkesën e opozitës për qeveri teknike e zgjedhje të parakohshm.

Basha tha: “Zgjidhja që kërkojmë nuk e duam për veten, sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë zgjidhjet politike për shqiptarët, nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë pushtetin e paligjshëm, paratë e krimit dhe të vërë interesat e pushtetit të vet dhe të krimineleve kundër shqiptarëve atëherë opozita me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për tu përballur me një grusht njerëzisht që ka marrë peng vendin”.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME