HomeLajmi i Fundit

Flet e dashura e teknikut të kondicionerëve: Para dy muajsh bëri një aksident dhe …

Në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, grupi hetimor ka marrë edhe deklarime të personave të afërt, të tij, por edhe të atyre që kishin njohje me të.

Një ndër dëshmitë e bashkëngjitura në dosjen e Prokurorisë është edhe ajo e të dashurës së Çelajt, me të cilën ai kishte një vit që bashkëjetonte. Sonila N., ka treguar se i dashuri i saj nuk ka pasur konflikte me njeri, përveç një rasti kur u përfshi në aksident.

“I është marrë deklarim shtetases Sonila N., e cila ndër të tjera ka deklaruar se: ‘Shtetasin Indrit Çelaj e njoh që para 7 vitesh dhe kam një vit që bashkëjetoj me këtë shtetas. Ai punonte në montimin e kondicionerëve. Indriti nuk kishte konflikte me punonjësit e firmës ku punonte. Para dy muajsh ka bërë një aksident dhe kishte dëmtuar një person me makinën e punës. Në lidhje me këtë ngjarje, ai nuk kishte pasur ndonjë problem, por pronari i makinës i kishte kërkuar paratë për dëmin në mjet dhe Indriti i kishte thënë se nuk kishte para.

Shtetasi Vini Mneri i kishte dërguar Indritit sms duke i thënë: ‘Bëji lekët e makinës se s’ke hall pa i paguar’”, citohet në dosje dëshmia e të dashurës së 26- vjeçarit. Por, pas pretendimeve të saj është marrë në pyetje edhe personi që ajo përmend në deklarimet e saj, shtetasi Edvin Mneri.

I është marrë deklarim shtetasit Edvin Mneri, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: “Unë e njoh shtetasin Indrit Çelaj. Ngjarjen e kam mësuar kur më kanë marrë në telefon nga Policia për t’u paraqitur dhe më pas në televizor. Në momentin kur kam qenë në dyqanin tim, kam mësuar se kishin plagosur një teknik kondicionerësh. Indriti para një muaji më ka aksidentuar makinën e punës dhe i kam kërkuar që të rregullojë defektin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë’”, citohet në dosje.