HomePolitikë

Flet Gjoni pas sulmit me bojë: Dihet kush e bëri

Sulmin që iu u bë disa minuta më parë, deputeti i ri që pritet të betohet sot në Parlament Ralf Gjoni e ka bërë vetë të ditur në një pronocim për mediat. Ai është shprehur se është sulmuar teksa po dilte nga shtëpia ndërsa ka shtuar se nuk është aspak i frikësuar nga ai ose ajo që e ka bërë këtë lloj rrugaçërie, siç e quan ai.

“Duke dalë nga shtëpia tek dera e pallatit, kisha edhe vajzën lart me mamanë, një djalë po priste tek kafja ngjitur me derën e shtëpisë dhe çohet në këmbë më afrohet dhe më hedh bojë me anë të një shiringe.

Nuk e prita dhe më frikësoi në fillim se ishte e papritur por dua të them që AI dhe AJO që e ka përsëritur këtë lloj sjellje rrugaçërie duhet ta dinë që unë këtu dhe kam ardhur për tu betuar dhe nuk frikësohem për asnjë moment për këtë lloj destabilizimi që po përpiqen të mbjellin në vendin tonë. Jam këtu që të përfaqësoj të gjithë ata të rinj, të reja pozitivë, prindër fëmijësh që kanë shpresë se ky vend mund të bëhet. Do flas më vonë pas betimit.”


TË NGJASHME