HomeSociale

Flet gruaja e shëruar nga koronavirusi në Itali

Morena Colombi, 59 vjeç nga Trucazzano, në rajonin e Milanos, pasi u kurua prej infeksionit nga koronavirusi, doli nga spitali dhe vendosi të flasë.

“Fillimisht kisha rrufë dhe kollë të thatë. Temperaturë jo. U shqetësova jo se kjo gjendje po zgjaste pak si shumë por sepse frika nga koronavirusi kishte ditë që po qarkullonte. Mendova se ndoshta edhe unë isha infektuar prej vir usit kinez edhe sepse për arsye të punës kam bërë disa udhëtime në Azi”, eshte shprehur Colombi.

“Unë mendoj se një alarm kaq i madh dhe histeria kolektive janë të pajustifikuara. Njerëzve duhet t’u thuhet se nëse infektohen, do të mbijetojnë dhe do të shërohen. Kur unë rezultova pozitiv pas analizave, paniku kishte pushtuar gjithë Italinë, por ja që unë u shërova nga koronavirusi”, përfundon fjalën e saj 59-vjeçarja e shëruar nga koronavirusi.


TË NGJASHME