HomeLajme

Flet kunata e viktimës në Mallakastër: Shteti të vendosë drejtësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku 50-vjeçarja Drita Saliaji u vra nga nipi i burrit të saj dhe nga dy shokët e tij, të cilët e kishin hedhur më pas në rezervuarin e  fshatit të Gjerbës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka folur Mjaftoni Saliaji, kunata e viktimës, e cila i ka bërë apel shtetit që të vendosë drejtësi mbi këtë çështje ose do të ketë vetëgjyqësi. Kunata e viktimës ka deklaruar se familjet kishin konflikte të vazhdueshme dhe kërkon që familja e 16-vjeçarit të largohet nga fshati Gjerbës ose situata do të përkeqësohet.

Ajo shprehet se viktima, i kishte pritur tre autorët e krimit me kafe e raki për të qetësuar situatën.

 “ Kërkojmë drejtësi nga shteti. Kemi djem për të rritur edhe ne. Unë jetoj në Ballsh por vij se kam tokën. O vetëgjyqësi o të zhduket ky fis nga këtu. Nuk duam të shohim më se janë njerëzit më të këqinj që ekzistojnë. Të ikin nga ky vend, ti çojnë në Afganistan. Nga kush pres të ruhem unë? Nga kunata, nga kunati? Ata kanë bërë atë që kanë bërë. Gruaja ka qenë e vetmuar se burri i ikte emigrant 1 muaj ose 2 muaj . E bëri ai mund të bëhemi dhe ne kriminel. Shteti të marrë vendime. S’kam pse jetoj me frikë as bezdis njeri. As i hap derën dikujt, as i bie në qafë, as bezdis njeri. Kërkoj ndihmë. Jetoj me punën time, me djersën time. Prandaj ose do bëjmë vetëgjyqësi ose të zhduken fare. Unë tani kam frikë. E mora vesh ngjarjen nga Policia, Na njoftuan në 1:20 e natës. Në fillim na u raportua si zënkë. Unë jam prekur shumë si nënë. Kam 42 vite në këtë Fshat. Kam 30 vjet me gruan, me kunatën time. I gjetëm gjërat e lidhura këtu në shtëpi, edhe xhupin e kishte aty të hedhur. Po dridhem e gjitha sepse mua mu vra një person i familjes, padrejtësisht mbi një femër, mbi një nënë. Po të kishte bërë krim le ta kishin vrarë. Le ta kishin vrarë burrin se burrat burra janë dhe e kanë me njëri- tjetrin.”- tha kunata e Drita Saliajit.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka vënë në pranga autorët e vrasjes; Luis Saliaj, 16 vjeçbanues në Gjerbës, Sindi Shehaj, 16 vjeç, banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, banues në Gjerbës


TË NGJASHME