HomeShëndeti

Flini me makeup? Arsyet se përse nuk duhet ta bëni më këtë gabim

Nëse flini pa e pastruar fytyrën, kjo gjë shkakton zmadhimin e poreve, të cilat me kalimin e kohës do të kthehen në shenja.
Besojmë se do ju ketë ndodhur disa herë dhe keni përtuar që të zgjoheni ta fshini atë.

Mirëpo, mos nuk duhet ta bëni këtë gjë edhe nëse jeni shumë të lodhur, pasi është lëkura juaj ajo e cila do të bëhet më keq.
Ekspertët e lëkurës bëjnë të ditur se make-upi mbyll poret e lëkurës, prandaj edhe bëhet pastrimi i make- upit në fund të ditës i ndihmon poret të hapen sërish.

Nëse flini pa e pastruar fytyrën, kjo gjë shkakton zmadhimin e poreve, të cilat me kalimin e kohës do të kthehen në shenja.

Lëkura jonë është një organ siç është edhe zemra apo stomaku, madje lëkura është organi më i madh i trupit tonë. Lëkura jonë thith çdo gjë që ne vendosim mbi të dhe duke mos e hequr makeup-in do të thotë se lëkura do të thithë çdo kimikikat që ndodhet në këto produkte. Kur vaji i fytyrës përzihet me makeup-in në fytyrë krijohen njolla që duan ditë ose javë për t’u hequr.

Duke ditur këto informacione besojmë se tashmë nuk do flini me makeup…


TË NGJASHME