HomeShowbiz

Flirti me Taynën, Vinicius Junior sqaron gjithçka me këtë koment

Një video e futbollistit të Real Madrid-it, Vinicius Jr javën e kaluar, i bëri të gjithë të dyshojnë se po flirtonte me reperen shqiptare Tayna.

Ai shihej duke dëgjuar këngën e saj, dhe kjo na bëri të mendojnë se Tayna është e preferuara e tij dhe jo vetëm kaq!

Më pas, ai nisi ta ndiqte reperen në Instagram dhe madje i shkroi asaj në një bisedë që reperja po bënte me ndjekësit e saj në InstaStory.

Por së fundi, Vinicius ka zbuluar raportin e vërtetë që ka me reperen shqiptare, përmes një tjetër komenti lënë në njërën nga fotot e saj.

Ai e quan Tayna-n “shoqja ime” dhe kjo bëri të shuhen disi thashethemet për dyshen! Me sa duket çdo gjë ka qenë në raport shoqëror dhe nuk duhet të presim më shumë!


TË NGJASHME