E Jona Jeta në Çift Lajme Lifestyle

Flisni me partnerin në “gjuhë bebash”? Ja çfarë thotë shkenca

Duket se gjuha prej bebushi në një lidhje është e pashmangshme dhe ka një shpjegim shkencor shumë serioz. Kur nuk je në një lidhje apo e dashuruar, bisedat dhe fjalët përkëdhelëse duken si gjëja më bezdisëse në botë. Ndonëse betoheni se kurrë nuk do t’i drejtoheni të dashurit tuaj duke e quajtur “bebush, çuçu, zemra” e fjalë të tjera si këto, vjen një ditë dhe e gjen veten duke e thënë.

Në të gjithë botën, instikti i bën nënat të flasin me një gjuhë të ëmbël dhe përkëdhelëse ndaj fëmijëve të tyre. Kjo e bën lidhjen shumë më të fortë mes saj dhe fëmijës. Studimet tregojnë se kur jë në një lidhje fjalë të tilla vijnë natyrshëm duke u bazuar në ato që ke dëgjuar kur ke qenë fëmijë. Pra lidhet me dashurinë e parë, atë mes nënës dhe fëmijës.

Kur përdorni të tilla fjalë, thjesht po kërkoni të forconi marrëdhënien me partnerin. Ekspertë të tjerë, tregojnë se kur çiftet flasin me njëri-tjetrin në gjuhë bebash duan të përfshihen dhe të zgjojnë dësirën për të ngacmuar partnerin, në përpjekje për ta bërë lidhjen edhe më interesante.

Related posts

Rama për gazetën italiane “Libero”: Opozita se ka me vete popullin

Ibra i pandalshëm, shënon një tjetër supergol

igligota

Bashkia ndërton rrugën për sekretarin e Këshillit Bashkiak

Mila
Na Kontaktoni!