HomeShëndeti

Flokë të shëndetshëm, ja receta natyrale që bën mrekulli

Flokët janë gjysma e bukuris te një femër edhe rënia e flokëve, sidomos në sezonin e vjeshtës, është makth për çdo vajzë. Mund të përdorim shumë produkte farmaceutike edhe nuk na bëjnë punë. Por zgjidhja është një recetë natyrale me birrë të zezë që do të të ndihmojë shumë.

Përbërësit:

1 banane

1 vezë

1 lugë mjaltë

1/2 filxhan birrë e zezë

Përgatitja do të të marrë vetëm pak minuta:

Në një enë të pastër vendos të gjithë përbërësit. Me ndihmën e blenderit, përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikimi:

Aplikoje këtë masë në flokët e tu, kryesisht në rrenjë, dhe mbuloi flokët me një peshqir. Pasi ta kesh lënë përreth dy orë, shpëlaji flokët dhe më pas laji si zakonisht. Këtë procedurë mund ta përsëritësh një herë në javë, të paktën për një muaj.


TË NGJASHME