Lajme Lifestyle Shëndeti

Flokë të thatë e të dëmtuar?! Ja maska e duhur

Nëse duam flokë të shëndetshem dhe me shkëlqim ja disa maska ushqyese që mund të bëni 1 herë apo 2 muaj.

Përbërësit:
1/2 gotë vaj ulliri,
2 të kuqe veze,
3 lugë gjelle lëng limoni (lëng i vërtetë limoni).

Në bazë të gjatësisë së flokëve përmasat mund të ndryshojnë. Mund të luani vetë me përmasat sipas nevojave tuaja. Njomni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe lidheni në kokë, në mënyrë që flokët të thithin lagështirë e të mos jenë shumë të thatë kur të vini maskën.

Pasi e keni mbajtur pershqirin për rreth 30 min, atëherë mund të filloni të aplikoni masën e mësipërme e cila duhet të jetë sa më homogjene. Më pas mund të rrethoni flokët me një qese të hollë në mënyrë që maska mos të rrëshkasi. Për pastrimin e maskës thjesht vazhdoni ritualin e zakonshëm tuajin për larjen e flokëve.

Related posts

Shteti kosovar merr nën mbrojtje gruan rome

Klaudia gotanews

Rihanna do të krijojë markën e saj të…

Klaudia gotanews

Deputeti i njohur ‘shkak’ që Xhensila dhe Besi janë bashkë

Mila
Na Kontaktoni!