HomeShowbiz

Flokët brune e shumë e dobët, ja si dukej Kejvina Kthella në fillimet e veta

Kejvina Kthella u bë shumë e njohur nga të gjithë në daljet e para në televizion. Në vajzë bjonde me një trup të bukur e me tipare tërheqëse tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Megjithëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë bjonde që në fillimet e saj në ekran, modelja s’ka qenë gjithmonë e tillë.

Në InstaStory, Kejvina ka ndarë një foto të shumë viteve më parë,
ku shfaqet shumë e re, me flokët brune të mbledhura bisht dhe një trup shumë të tonifikuar dhe asokohe.

Ajo ka pozuar krahë dy vajza të tjera gjithashtu modele dhe duket se kanë qenë në një sfilatë, pasi mbajnë numra në bikinit e tyre.

Fillimet e modeles janë në Itali, ku ka jetuar prej vitesh. Ajo është marrë me modeling që në moshën 14-vjeçare dhe ka punuar për agjensi të ndryshme në shtetin fqinj.


TË NGJASHME