HomeModa

Flokët ju duken me yndyrë për shkak të këtyre 5 gjërave

Të gjitha vajzat e dinë sa e lodhshme është të lash flokët çdo ditë dhe t’i rregullosh ato me pjastër apo mashë. Vajzat detyrohen t’i lajnë flokët çdo ditë, pasi ato bëhen të yndyrshme dhe sigurisht nuk mund të dalësh me flokët që duken si të palara për të shkuar në punë ose në shkollë.

Mirëpo, çfarë të bësh dhe cila është zgjidhja? Cosmopolitan tregon 5 gjërat që duhet të ndaloni së bëri nësë dëshironi që flokët tuaja mos të bëhen të yndyrshme:

Prekja e vazhdueshme e flokëve

Mos i prekni vazhdimisht flokët tuaj pasi do t’i bëni ato me yndyr. Gjithashtu mund t’ia thoni me stil të dashurit tuaj që edhe ai mos t’i prekë shumë shpesh flokët pasi është diçka e lezetshme mes çiftit, por kur të zgjoheni në mëngjes ju nuk do të dukeni aq bukur.

Larja e tepërt

Po, ju i lani flokët sepse janë bërë me yndyr, por kjo gjë është e gabuar. Fatkeqësisht, nëse i lani çdo ditë ditë flokët ato do të bëhen edhe më të yndyrshme. Mundohuni t’i lani flokët 2/3 herë në javë dhe me siguri do të shikoni një rezultat tjetër në kokën tuaj.

Shumë zbutës

Tregohuni më e kursyer me zbutësin. Ju mund ta vendosni zbutësin në majë të flokëve tuaj, por mos e vendosni në të gjithë flokët. Zbutësi rekomandohet të vendoset vetëm një herë në majë të flokëve.

Krehja e tepërt

Krehja e tepërt e flokëve mund të prodhojë vaj dhe në fillim duken plot shkëlqim, por më pas bëhen të yndyrshme.

Krehëri juaj është i pisët

Përpara se të filloni krehjen e flokëve sigurohuni që ta pastroni mirë krehërin, pasi një krëher i bllokuar do të t’i transferojë ato flokë tek ju duke i bërë sërish flokët tuaj të duken si të palara.


TË NGJASHME