HomeShowbiz

Flor Gjini largohet nga Top Channel në mes të sezonit

Sapo ka nisur sezoni i ri televiziv dhe pas më pak se dy javësh moderator Flor Gjini duket se ka hequr dorë nga bashkëpunimi me kanalin Top Channel. Gjini nuk ishte i pranishëm diën e sotme në bashkë-moderimin e programit “Shqipëria Live” dhe mungesa e tij ndoshta flet shumë. Por si duket Florin nuk do ta shohim më në ekranin e Top-it, teksa burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se moderatori ka qenë këto kohë në negociata të vazhdueshme me drejtuesit e Top-it, me të cilët duket se nuk ka rënë dakort.

Përshtypje të bën edhe ky postim që Flori ka bërë dje në Instagram ku shkruan, “Ditë të egra por i qetë. E vërteta nuk negociohet”. Gjini ka munguar gjithashtu edhe në festën private të Top-Channel, (e cila zhvillohet çdo vit me moderatorët e Top-it).

Flor Gjini është shfaqur në Top Channel për herë të para para 5 vitesh me programin “Pushime on Top”, për të vijuar më pas me “E Diell”, “The Voice Kids” dhe prej tre vitesh në “Shqipëria Live”.

E nëse dje ka qenë dita e tij e fundit në këtë kanal na mbetet për të parë se ku do shfaqet tashmë moderatori.


TË NGJASHME