HomeShowbiz

Flori Mumajesi shuan heshtjen

Flori Mumajesi është rikthyer në festivalin “Kënga Magjike”.

Flori Mumajesi muaj më parë ka qenë cak i thashethemeve, ku thuhej se ai është babai i fëmijës që po priste pornostarja, Alby Rydes.

Këngëtari është paraqitur mbrëmë në festival me baladën “Plas”, ku ndër të tjera vendosi t’u jap fund thashethemeve rreth shtatzënisë së pornostares.

“Nuk kam lënë asnjë shtatzënë”, ka thënë Flori, duke i dhënë fund edhe thashthemeve se ai ishte i sëmurë nga mëlçia.

“Jam shëndosh e mirë”, ka shtuar Flori tek “E diela shqiptare”.

Kujtojmë që rikthimi i tij në këtë festival u mirëprit nga artistët, të cilët kishin vetëm komente pozitive për të.


TË NGJASHME