HomeSociale

Florjan Binaj bëhet baba për herë të tretë, vajzës i vë emrin e bukur shqiptar

Aktori i njohur dhe i dashur i humorit shqiptar, Florjan Binaj është bërë baba për herë të tretë.

Lajmin e gëzueshëm e ka shpërndarë vetë Flori në rrjetet sociale duke shkruar:

“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!”

Flori dhe bashkëshortja e tij Sadina me sa duket duan ta ruajnë traditën duke u vënë emra shqiptarë fëmijëve të tyre, ndërsa vajza dhe djali tjetër quhen përkatësisht Krena dhe Glauk.


TË NGJASHME