HomeShowbiz

Floyd Mayweather, fakte rreth jetës luksoze

Floyd Mayweather është një nga figurat më të mëdha në botën e boksit. Ai mban për momentin rekordin botëror të ndeshjeve të fituara 50-0, duke e bërë të jetë një nga boksierët më të mirë në historinë e boksit

Suksesi i tij, nuk është vetëm si një boksier i mirë, por edhe si një biznesmen shumë i zoti, duke fituar shuma marramendëse parash në një kohë relativisht të shkurtër. Nga ky fakt ai ka zgjedhur të marrë pseudonimin “Money” dhe që nga ajo ditë ai është prezantuar në publik me emrin Floyd Money Mayweather. Sipas revistës prestigjoze Forbes, Mayweather është sportisti i shtatë më i paguar në botë me 765 milion dollarë fitime nga karriera e tij sportive.

Gjatë jetës së tij, ai ka treguar se nuk ka turp të tregojë jetën e tij mjaft luksoze, duke shpenzuar para, bizhuteri mjaft të shtrenjta, makina sportive, jahte gjigande dhe plot gjëra të tjera të denja për një miliarder.

Që nga fëmijëria e tij, ai e dinte shumë mirë mirë se do të bëhej një boksier, i lindur në një familje boksierësh Floyd filloi të merte mësimet e para të këtij sporti që kur ishte vetëm 7 vjeç, nga babai i tij.

Ai ka fituar një seri çmimesh të njëpasnjëshme, që në moshë të hershme, duke kapur një rekord prej plotë 84 çmimesh me tituj të ndryshëm, duke përfshirë Michigan Golden Gloves, shumë kampionate kombëtare dhe një medalie bronxi në Lojërat Olimpike më 1996.

Në fakt fëmijëria e Floyd nuk ka qenë aspak e thjeshtë, me një nënë të droguar dhe një baba që trafikonte kokainë.

Floyd Joy Mayweather u lind më 24 shkurt 1977 në Grand Rapdis Michigan, Shtetet e Bashkuara. Ai u rrit në një familje me shumë problematika në një geto të Grand Rapdis, 1600 milje larg Las Vegas në Miçigan. Kjo geto ishte famëkeqe për varfërinë, drogën dhe krimin, nga ku edhe familja Myweather nuk bënte përjashtim.

Mësimet e para të boksit ai i mori nga babi dhe nga xhaxhallarët e tij në geto, me babain e tij ai kishte një mardhënie jo shumë të mirë, pasi Mayweather senior, babai i Floyd, ishte shpesh herë në arrati për shkak të aktiviteteve të tij të paligjshme.

Viti 1993 ishte nje vit i trishtë për Floyd , pasi babai i tij u arrestua për trafikimin e kokainës. Por vendin e tij e zuri xhaxhai i tij Roger, si një trajner boksi për karrierën e tij, nga ku fitoi edhe disa kampionate rresht. Ai u bë një motorr i vërtet për karrierën e Floyd.

Përparimi i tij i shpejtë në sportin e boksit, bëri që Floyd të braktiste shkollën e Mesme të Otavës.

Edhe pse Floyd mori medalje bronxi në rrethana të diskutueshme, ai arriti të bënte përshtypje në moshën 19 vjeçare, dhe ishtë gati të bëhej një boksier profesionist.

Pas disa fitoreve, ajo që arriti kulmin e tij ishte fitorja kundër Genaro Hernandez, në 1998, nga ku fitoi dhe titullin e tij të parë botëror në kampionatin e WBC.

Floyd nuk ka qëne asnjëherë i martuar, pasi ai besonte se burrat duhet të kishin aq gra sa ta mund të përballonin. Ky kampion njihet për marrdhëniet e tij të shumta, me gra të ndryshme.

Në 2014 Floyd ishte i detyruar ti përgjigjej disa pohimeve të bëra nga rreperi 50 Cent në radion e nje stacioni në New York, që ai nuk mund ti lexonte dot mirë. Pas disa vëzhgimeve u vu re, se Floyd mund të lexonte vetëm disa fjalë themelore, por jo fjali komplekse.

Në vitin 2000 Floyd zëvëndësoi babanë e tij me James Prince për të qenë tranjeri i tij i ri, pasi me të kishte më shumë afinitet.

Gjatë karrierës së tij, Floyd ka bërë shumë investime mjaft fitimprurëse.

Mayweather Boxing and Fitness , e cila përfshin një sërë palestrash të bazuara në boks dhe fitness.

Ai ka investuar në pasuri të paluajtshme, zotëron një strip club në Las Vegas të quajtur Girl Collection si dhe themeloi kompaninë e vet promovuese Mayweather Promotions dhe Money Team, një markë që shet kapele dhe veshje online.

Floyd është i fiksuar pas bizhuve të shtrenjta, koleksioni i orëve të tij kap shifrën e 40 milion dollarëve, e ndersa vetëm në një ditë Floyd ka shpenzuar 10 milion dollarë vetëm për dy aksesorë, një unazë 50 karatëshe dhe një varse me 74 diamnatë.

Në garazhin e tij janë të vendosura një sërë makinash luksoze, nga ku kemi kuptuar se Floyd është një fans i Rolls Royce. E më pas vjen koleksioni i Lamborghini, gjithashtu ai ka blerë nje Mercedes Benz Sprinter i dizanjuar vetëm për party. Si shumica e njerëzve të pasur, Mayweather ka avionin e tij personal nga ku jashtë tij është i shkruar me shkronja kapitale emri i tij, avion të cilin ai e përdor për udhëtimet e tij në Hong Kong, Bali, Monte Carlo, Monaco, Dubai, Singapor, Rusi etj.

Çdo gjë në të gjitha mjetet e tij është e personalizuar.

Gjithashtu ai i ka bërë dhuratë vetes së tij një super mega jaht, super luksoz. Këto janë vetëm disa nga dhuratat marramendëse që ai i ka bërë vetes së tij.

Ja pse pseudonimi i tij merr vërtet. “MONEY”

M.D /GotaNews


TË NGJASHME