Lajme Sociale

Fluks i madh makinash në plazhet e Shëngjinit dhe Tales

Policia Rrugore e Lezhës gjatë javes, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve deri në orët e vona për sezonin turistik në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, kryesisht në fundjavë, ka arrestuar dhe proçeduar penalisht 12 shtetas për ” Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ( pa leje drejtimi dhe gjendje të dehur ) duke u bërë edhe burim aksidenti.

Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndëshkuar edhe 8 drejtues duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Janë pezulluar 47 leje drejtimi.

Janë vendosur 818 masa administrative, nga këto:

• 226 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,

• 96 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

• 224 masa për parakalim të gabuar,

• 102 masa për ndalim qëndrimi,

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Mos shpejto të arrish aksidentin!

Related posts

Milani kërkon lojtarin Kosovar pas largimit të Higuain

Oliver news

Nisma për shkarkimin e Presidentit Meta, Komisioni i Venecias delegacion “fakt-mbledhës” në Tiranë

Mila

Angelina Jolie kandidate për presidente?!

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!