HomeLajme

FMN sugjeroi të kufizohen PPP, reagon ish deputeti i LSI

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalë propozimet e pakërkuara për shërbimet publike. Në përgjigjen zyrtare që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë News24 lidhur me Projektet e Partneritetit Publik Privat shefi i misionit për Shqipërinë Jans Kees Martijn deklaron se është nevoja që qeveria të vendos prioritetet që i nevojiten vendit për investimet publike.

Pas ketyre deklaratave ka reaguar edhe ish deputeti i LSI, Perparim Spahiu, i cili ne nje reagim ne rrjetet sociale, thote se “deklarimet e sotme të shefit të FMN i paraprijnë raportit vjetor në fund viti. Ato janë në linjë me qasjen e opozitës, sidomos sa i takon procesit më korruptiv të implementimit të një instrumenti si PPP-t”.

Deklarata e plotë e Përparim Spahiut:

Deklarimet e sotme të shefit të FMN i paraprijnë raportit vjetor në fund viti. Ato janë në linjë me qasjen e opozitës, sidomos sa i takon procesit më korruptiv të implementimit të një instrumenti si PPP-t.

Mazhoranca me arrogancë kaloi në Kuvend dhe dy kontratat e fundit. Nuk u dëgjuan as argumentat shterues të dekreteve të Presidentin për kthimin dhe shqyrtimin e tyre në linjë me ligjet, por dhe argumentat e thëna sot nga FMN, ku kryefjala është eleminimi plotësisht i KONKURUSHMËRISË, Edi Rama ju pergjigj me rëzimin e dekreteve.

“Në mënyre ideale, qeveria duhet të bazohet gjithmonë në një proces prokurimi të hapur dhe konkurues”, shprehet Jans Kees Martijn.

Gjithashtu FMN është në të njejtën linjë me opozitën sa i takon procesit te ri që Qeveria ka nisur me sistemin e ri elektonik të raportimit nga bizneset.

FMN e sheh atë si kosto shtesë dhe në kushtet aktuale si të pa nevojshme kur thekson se:

“Përdorimi më i gjerë i kasave fiskale mund të ndihmojë përmbushjen tatimore, por vetëm në kombinim me përdorimin e metodave moderne të përmbushjes nga ana DPT-së dhe pa u ngarkuar një barrë të panevojshme bizneseve”.

A ka shpresë që Qeveria të marë parasysh vërejtjet e bëra nga FMN? Unë them se jo. Atyre as që i shkon mëndja të dëgjojnë kënd, përveç permbushjes së një qëllimi që i kanë vënë vehtes që kur erdhën në pushtet,
të vjedhin sa të munden e me të gjitha format, pa marë parasysh dëmet financiare që duan periudha mjaft të gjata të riparohen.


TË NGJASHME