HomeLajmi i Fundit

FNSH/ Bllokohen rreth 100 automjete, prodhime të viteve të fundit

Vijon aksioni nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për kontrollin e automjeteve luksoze dhe të blinduara.

Rreth 100 automjete prodhime të viteve të fundit janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura apo me mungesë dokumentacioni.

Aktualisht, 9 automjeteve luksoze gjenden në komisariatet e Tiranës, të cilat ndodhen në proces verifiki.

Pas kontrolleve, pjesa më e madhe e mjeteve u janë rikthyer pronarëve, pasi rezultonin pa probleme, por verifikimi i ka shërbyer policisë, pasi të dhënat e mjeteve mund të jenë objekt i punës së operacionit “Forca e Ligjit”, për të parë burimin e krijimit të kësaj pasurie.

M.H/ GotaNews