HomeShowbiz

Forbes publikon listën, këta janë aktorët më të paguar për 2018

Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e aktorëve më të paguar për vitin 2018.

Dwayne “The Rock” Johnson pothuajse ka dyfishuar fitimet e tij të 2017 duke arritur 119 mln dollarë në 12 muajt e fundit.

Vendin e parë e mban George Clooney me një pasuri prej 239 milion dollarë.

Scarlett Johannson u shpall si aktorja më e paguar javën e kaluar, duke fituar 40.5 milion dollarë.

Kjo do ta vendosë yllin e Black Widow në vendin e shtatë në renditjen së bashku me aktorët meshkuj.

Ndërsa Emma Stone, e cilësuar vitin e kaluar nga Forbes si aktorja më e paguar, këtë vit nuk ka arritur që të futet as në top 10.

Aktorët Robert DoWney Jr, Chris Hemsëorth, Jackie Chan dhe Will Smith janë të gjithë në nivelin më të lartë, duke fituar më shumë se Johannson.

Vendin e shtatë si aktori e shtatë më i paguar është Akshay Kumar që ka pothuajse të njëjtat të ardhura si Johannson.

Plotësimi i top 10 përbëhet nga Adam Sandler, aktori amerikan Chris Evans dhe Salman Khan/albanianfreepress.al


TË NGJASHME